Ky asht mjeku që u sulmue dje fizikisht në QKUK: Si ndodhi e gjithë ngjarja?

Dr. Bujar Gashi, specializant i ortopedisë ishte tue krye dje shërbimin e tij në Klinikën Emergjente të QKUK’s, kur u sulmue fizikisht nga nji person, ku mori edhe lëndime trupore, shkruen Gazeta Metro.

Shkrimi:

Fillimisht, Gashit në dhomën e ortopedisë iu paraqit një pacient me lëndim në këmbë, pasi mjeku i tha të ndiqte procedurat e parapara, ky i fundit e sulmoi fizikisht, duke e akuzuar ‘se po e malteron’.

Sulmin ndaj mjekut, e kanë dënuar rëndë edhe nga SHSKUK, të cilët kanë thënë se ky është një ‘akt qyqar dhe turpshëm’.

“SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin”, thuhet në një komunikatë të lëshuar pak më herët.

 

Ndërkaq, në fund ata kanë bërë thirrje që rasti në fjalë të hetohet sa më parë, dhe që personi i akuzuar të merr dënimin.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë brenda një muaji, ku mjekët në Kosovë sulmohen fizikisht, pas atij që ndodhi në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt kur mjeku u sulmua nga familjarë të një pacienti.

Metro kishte raportuar ekskluzivisht për rastin në fjalë, ku mjeku emergjent Safedin Fazliu u rrah nga tre djemtë e një pacienti, me arsyen se Fazliu se doktori nuk e ka kryer punën siç duhet.

Njoftimi:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është njoftuar nga Klinika e Emergjencës dhe e Ortopedisë se Dr. Bujar Gashi, specializant i ortopedisë, është sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie.

SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin.

I shqetësuar me incidentin e mbrëmshëm, kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive.

Shperndaje në: