Ramiz Lladrovci flet mbas intervistimit nga Specialja

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në nji intervistë për Periskopin ka folë edhe për çashtjen e Dhomat e Specializueme të Kosovës në Hagë.

Para do dite, Lladrovci kishte marrë ftesë për intervistim nga prokurorët e kësaj gjykate. Ai ishte ftue në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa për Periskopin shprehet me tone patriotike dhe mbron luftën e UÇK’s.

“Po, dje jam intervistuar në cilësi të dëshmitarit. Jeta ime është e lidhur me çlirimin e vendit tim. Asgjë në jetën time nuk do ta ndryshoj as heqi nga kjo përvojë. Krenar me gjithçka që kam bërë. Njëqind jetë janë pak për Kosovën dhe kombin.” – ka deklarue ai.

Ma tej, ai shton se “kurrë nuk do të arrijnë ta njollosin luftën e UÇK-së” edhe pse, vetë asht ftue në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në atë të dyshuemit.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për individ por misionin fisnik e të drejtë të UÇK-së. Nuk pres që Kurti apo kushdoqoftë mund ta zhbëj këtë gjykatë.” – përfundon z.Lladrovci.

Shperndaje në: