Kjo asht përqindja e vendvotimeve të rinumërueme deri sot

Zadhanësi për media nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftue se deri në orën 16 janë rinumërue edhe 63 vendvotime shtesë.

Elezi tha se në total numri i vendvotimeve të rinumërueme janë 903, ndërsa kanë mbetë edhe 504 vendvotime pa u rinumërue apo 35%.

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, tha Elezi.

Shperndaje në: