Kqyrni çka i ban Nano Albin Kurtit qe po e mbeshtet futjen e shamise neper shkolla (video)

Mustafa Nano, opinionist prej Shqipnie, ne bisede me Baton Haxhiun ne Klan Kosova, tha se Albin Kurti dhe Vetevendosje flertojne te maskuem me fenë islame.

Nano tha se ate qe e mbeshtet Albin Kurti – shamine dhe gruen e mbulueme simbas fese islame – ai po e ban mshefte per me perfitue nga masa e madhe fetare.

“Një nga arsyet që mua më lë në mëdyshje kur vjen puna tek Albin Kurti dhe VV-ja është qëndrimi i tyre ndaj fesë, në veçanti ndaj fesë islame duket se synojnë si një lloj flirti të maskuar apo të pa shprehur, si duket duan të realizojnë një lloj komunikimi me masë të madhe myslimane pa e shprehur në publik”.

“Duan ta fshehin këtë masë flirti që ata në vërtetë mund ta kenë dhe kjo manifestohet edhe me qëndrimin që kanë shprehur ndaj shamisë. Për mua një grua që mbulohet nuk është një grua e lirë që ka marrë vendimin për tu mbuluar, sepse këtu është momenti që bëhet ngatërresa, një grua e mbuluar unë nuk mendoj që është një grua e lirë”.

 

 

Shperndaje në: