Në prag të takimit me Mustafën, Kurti tregon çka mundet me u diskutue dhe çka jo

​Gjatë ditës së nesërme priten me u takue dy liderët e partive që dolën fituese në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Në tentim për me formue qeverinë e ardhshme, kryetari i VV’s, Albin Kurti tha se në takimin e së Premtes me kreun e LDK, Isa Mustafa, do t’i hapin të gjitha temat përfshi ndamjen e posteve ministrore dhe çashtjen e emnimit të presidentit mvas dy vjete.

Megjithatë, Kurti u shpreh kambëngulës se posti i kryeministrit nuk duhet me u vnu në baraspeshë me marrjen e ma shumë ministrive siç asht deklarue nga LDK.

Kandidati për kryeministër paralajmëroi se me LDK’nduhet me përshepjtue drejt formimit të qeverisë sepse mbrenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe mbrenda 30 ditësh ka me u ftue edhe seanca.

“Nesër do të takohem me profesor Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së. Do të diskutojmë për arriturat e deritanishme të dy grupeve punuese që kanë negociuar harmonizimin e programit tonë i cili është përfunduar në masën mbi 80%. Shpresoj që do të diskutojmë edhe ato që kanë ngelur pa u diskutuar përfshirë këtu edhe programin, njëkohësisht edhe si është më mirë të vazhdojmë sa i përket ndarjes së përgjegjësive ekzekutive. Meqë natyrisht përfundon rinumërimi dhe i jepet rezultati vërtet final javën e ardhshme. Andaj ne duhet të ecim me shpejtësi drejtë formimit të qeverisë sepse do të bëhet certifikimi i rezultateve… nuk është e thënë që do t’i mbyllim të gjitha temat, por është koha që t’i hapim ato”, tha Kurti.

Tue mos i mohue diskutimet për emnimin e presidentit mbas dy viteve, Kurti tha se fokusi i diskutimeve duhet me qenë te karriget e zbrazëta, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetë pa përfaqësues.

“Ne do të diskutojmë me kryetarin e LDK-së për këto çështje, por fokusi ynë janë karriget e zbrazëta. E ato janë të kryeministrit, ministrive, kryeparlamentarit, zëvendësministrave dhe unë besoj që kjo është detyra më urgjente që kemi. Meqenëse se shpesh gjërat nuk përfundojnë më një takim, është mirë që sa më parë t’i diskutojmë këto punë. Sepse në çastin kur certifikohen rezultatet e zgjedhjeve atëherë presidenti i vendit ka 30 ditë për të thirrur seancën”, tha Kurti.

Lideri i VV-së para takimit me sindikalistë gjatë ditës sotme u shpreh se ndarja e posteve ministrore me LDK mundet me qenë e diskutueshme.

“Kryeministrin e ka përcaktuar populli i Kosovës më 6 tetor, ministritë janë të diskutueshme…ne këmbëngulim në harmonizimin tonë programor. Duhet të gjendet edhe një formulë për ndarjen e këtyre përgjegjësive, por unë nuk mund të flas tash se këtë e lëshoj e këtë se lëshoj thua ti është një lloj…nuk mund të jetë ashtu, kryeministrin e ka përcaktuar populli me 6 tetor, ne kemi qenë kandidatë në garë, secili subjekt që ka garuar e ka pasur kandidatin e vet për kryeministër”, tha ai.

Kurti edhe nji here u shpreh i vendosun për mos me ba koalicion me Listën Serbe, por u shpreh i hapun që nji përfaqësues i tyne të merr nji ministri në qeverisjen e tij.

Ka dy mbi javë që kanë përfundue negociatat e grupeve punese të VV dhe LDK, e prej atëherë nuk ka pasë takim ndërmjet këtyne dy partive.

Shperndaje në: