Rinumërimi drejt fundit, Nisma akuzon Vetëvendosjen për diçka

Derisa po vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 kutive të votimit, akuzat mes Nismës e Vetëvendosjes nuk kanë të ndalun.

Vetëvendosje ka me i pasë tre deputetë ma pak, derisa nga Nisma po pretendojnë se në QNR anëtarët e kësaj partie po tentojnë me vjedhë vota.

Këto pretendime i ka lëshue Endrit Zabërgja, vëzhgues i Nismës në QNR.

Postimi i plotë i tij:

Tinëzarët qyqarë të Vetëvendosjes, të cilët nuk po mund ta kontrollojnë mllefin që u shkaktua nga anulimi i votave SRPSKA, po e manifestojnë me sulme nga mbrapa sepse ju mungon guximi për ballafaqim direkt dhe me argumente.

Në pamundësi për të grabitur mandate, ata në QNR po synojn të vjedhin vota duke tentuar ti bëjnë votat tona të pavlefshme, përderisa rinumërimi është afër përfundimit.

Matrapazë hipokrit, kaq e patët për QNR, shihemi në përballjet tjera politike!.

Shperndaje në: