Këta janë dy personat që po kërkohen për vrasjen e Ivanovic’it (foto)

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Randa e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka shpallë në kërkim dy persona, të cilët dyshohet se janë të përfshimë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic.

Përmes nji komunikate për media, Policia e Kosovës ban të ditun se me autorizim të Prokurorisë Speciale ka publikue fotografitë e dy të dyshuemve, tue kërkue kështu ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tyne, ndërkaq nuk asht tregue identiteti i të dyshuemve.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanovic. Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq Milan Radojicic, është personi i cili dha urdhër për vrasjen e Ivanovicit, kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria Special e Kosovës.

Radojicic tash e disa kohë është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe mendohet se është duke u fshehur në Serbi.

Më poshtë keni fotografitë e dy të dyshuarve të tjerë rreth rastit të Ivanovic.

Shperndaje në: