KQZ: Në këtë ditë përfundon rinumërimi

Deri tash janë rinumërue votat e mbi 1000 kutive apo afër 80% të vendvotimeve.

Zadhanësi i KQZ, Valmir Elezi, në nji përgjigje për Periskopin ka sqarue se kur do të përfundojë rinumërimi. Simvas tij, KQZ ka kalue pritshmënitë e tyne dhe del se rinumërimi do të përfundojë nji ditë para kohës së planifikueme.

’Po besojmë se më shpejt sesa kemi planifikuar po arrijmë ta përfundojmë rinumërimin. Ka qenë e planifikuar që deri të hënën të përfundojë i gjithë ky proces dhe sot mund të themi se gjasat janë shumë reale që edhe të dielën të përmbyllet rinumërimi i më shumë se 1400 vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i’’, tha Elezi.

Shperndaje në: