
Dy javë mbas dorëheqjes nga pozita e shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni, e ka shprehë dëshirën me u kthye sërish në Policinë e Kosovës.
Maxhuni të Mërkurën i asht drejtue Policisë së Kosovës me kërkesë zyrtare që me u kthye në ndonji pozitë mbrenda këtij institucioni.
Lidhun me këtë ka folë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai tha se duhet me u sqarue saktësisht se pse dha dorëheqje Maxhuni nga pozita e shefit të AKI.