Dieta e butë nji javore që po tranon shumëkend anembanë botës

Doni me i humbë afërsisht 10 KG? Ta bani këtë tue ecë nga 10 deri në 30 minuta në ditë dhe tue marrë nji ushqim të ekuilibruem? Tash asht gjetë formula që po tranon shumë njerëz të famshëm anëmbanë botës. Simbas saj, çdo dite të javës i përkon nji grup ushqimor i caktuem, deri në fundjavë. E mande rifillohet me të njajtën skemë.

Ky asht nji regjim dietologjik ma i zbutun sesa ai i propozuem prej versionit klasik të dietës Duka. Mjeku francez e përkufizon atë si ‘humbje e ëmbël peshe’. Për ata që duen me humbë jo ma shumë se 10 kilogramë, kjo asht pikërisht dieta e moderueme. Mos harroni me ba çdo ditë ecje nga 10 deri në 30 minuta.

Dieta 7 ditore

E Hanë: – Keni me hangër vetëm proteina ku përfshihen mish, peshk dhe vo.

E Martë: – Menuja juej ditore ka me pasë vetëm perime dhe ecje 20 minuta.

E Mërkurë: – Perimeve shtojni 150 gr fruta (përjashto banane, rrush, qershi dhe fruta të thata).

E Ejte: Menusë së nji dite ma parë me fruta e perime, shtoni 45 gram bukë integrale.

E Premte: Shtoni menusë së ditës së katërt edhe 40 gram djathë me 50 përqind yndyrë

E Shtunë: Mundeni me konsumue: makarona integrale, thjerrëza, fasule, bizele dhe oriz të bardhë.

E Diell: Zgjidhni menunë e pestë të së Premtes dhe nji racion i lirë simbas dëshirës.

Shperndaje në: