Takimi me Isa Mustafën, Kurti e jep lajmin: Qe kur kryhet marrëveshja (video)

Kryetari i VV’s, Albin Kurti, ka folë mbas takimit të mbajtun sot me kryetarin e LDK’s, Isa Mustafa.

Para mediave, ai tha se takimi ishte konstruktiv, dhe se në takim u diskutue mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Ai tha se me Mustafën janë pajtue me u takue nji orë mbas certifikimit të zgjedhjeve.

“Patëm një takim konstruktiv. Me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese. Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U morëm vesh që një orë pas certfikimit të rezultatit, të takohemi që marrëveshja të bëhet pas 3-4 ditësh”, tha Kurti.

Ai tha se programi qeverisës deri tash i ka 26 faqe tekst.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë takimet për harmonizimin e programit qeverisës që deri tash i ka 26 faqe tekst, e që kemi dëshmuar një kulturë të re qeverisës. Ne u dakorduam për një tempo të re”, tha ai.

Shperndaje në: