Isa Mustafa i përgjigjet Kurtit: Me VV’n duhet me u diskutue edhe kjo çashtje

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, ka folë mbas takimit të tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai asht shprehë se në takim asht diskutue për harmonizimin e programeve që asht arritë në diskutimet në nivel ekspertësh të dy subjekteve politike.

Ndersa, ka thane se duhet me u diskutue per te gjitha pozitat, perfshi edhe presidentin.

“Me Kurtin kemi diskutuar gjithçka që është arritur në mes subjekteve tona politike dhe erdhën nëp ërfundim se është arritur mjaftë shumë në këtë aspekt sepse është arritur shumë përafrim në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, zhvillimit të shtetit, formimin e organogramit për numër të ministrisve”, tha Mustafa.

U morrëm vesh se pas çertifikimit të rezultateve në nivel të ekipeve ose për formatin që ne merremi vesh të vijojmë me formimin e koalicionit qeverisës. Nuk kemi biseduar as për ministri konkrete, kemi biseduar se ne do të mirremi vesh për të gjitha pozitat që do të sfidohemi gjatë koalicionit të ardhshëm 4 vjeçar, tha Mustafa.

“Sa i përket edhe Listës Serbe edhe partnerëve të tjerë potencial vendos kushdo që i fiton zgjedhjet dhe për këtë iniciativën do të merr ai që e formon qeverinë, agjenda zhvillohet nga partia që përfundon e para pas certifikimit të rezultateve”, tha Mustafa.

Shperndaje në: