ATK konfiskon pasuni në vlerë 500 mijë euro nga borxhlijtë

Administrata Tatimore e Kosovës edhe gjatë kësaj jave ka zhvillue akcion në disa lokacione të ndryshme, për konfiskimin e pasunisë së tatimpaguesve, të cilët nuk kanë përmbush kërkesat ligjore të ATK’s, në pagesën e borxheve në afatin e përcaktuem, si dhe nuk i janë përgjigjë paralajmërimeve se do të ndërmerren veprimet e mbledhjes së detyrueshme të tatimeve, përmes konfiskimit të pasunisë.

Simbas ATK’s, procedura e konfiskimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, asht zhvillue ndaj gjashtë tatimpaguesve simbas planit paraprak, ndërsa, vlera e mallnave dhe pasunisë së konfiskueme asht 500,000 euro.

“Si rezultat i shumë aktiviteteve intensive që administrata tatimore është duke ndërmarr, kemi trend pozitiv të zvogëlimit të borxheve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. Përveç konfiskimit të pasurisë, aksioni në fjalë do të shtrihet edhe në mbledhjen e të gjitha gjobave mandatore, të cilat janë të pa-paguara. Aksionet e ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, andaj inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit borxhlinj që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve dhe i procedurave të mbledhjes së detyrueshme. Fokusi ynë vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore”, thuhet në komuniktën e ATK.

Shperndaje në: