Conte: Jau mësoj futbollistëve të mi se qysh me ba marrëdhanie seksuale

Trajneri i Interit, Antonio Conte, në nji intervistë për “L’Equipe” ka spjegue mënyrën e tij të punës dhe rregullat që duhet me i ndjekë futbollistët në fushë dhe në… krevet.

“Unë jam nji shpirt i lirë, nuk lëpihem. Për mue, futbolli asht betejë dhe kur luftohet nuk ka arsye me qeshë ose me qenë i knaqun.

Asht çashtje jetë a vdekje, vetëm njani nga luftarët qëndron në kambë dhe unë baj gjithçka me qenë ekipi im ai që qëndron në kambë”, deklaroi Conte.

Dhe, që me ndodhë kjo, nuk duhet anashkalue asnji detaj. As jeta private e futbollistëve.

“Kur ke ndeshje, marrëdhania nuk duhet me zgjatë shumë, duhet ba sa ma pak sforco me qenë e mundun. Prandaj, ma mirë asht me ndejt poshtë partneres. Idealja kishte me qenë që me ba seks me gruen tande, në mënyrë që mos me qenë i detyruem me ba nji performancë të jashtëzakonshme”, sqaroi Conte.

Shperndaje në: