Sa vendvotime janë rinumërue deri tash?

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve deri tash janë rinumërue 1173 vendvotime të zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Gjatë ditës së sotme në QNR janë rinumërue 72 vendvotime, ka ba me dije Valmir Elezi, zadhanës i KQZ’s.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP’i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1 173 (83.37%) nga 1 407 vendvotime”, ka thanë Elezi.

Shperndaje në: