Bill Gates: Inteligjenca artificiale duhet me qenë e arritshme për të gjithë

Derisa tensionet mes Kinës dhe SHBA nuk po zbehen, thashethemet për nji garë armësh midis dy vendeve në fushën e inteligjencës artificiale gjithnji e ma shumë po ndigjohen, dhe bashkëthemeluesi i Microsoft’it, Bill Gates, kohët e fundit tha se ai nuk mundet me kuptue se si kishte me funksionue ndamja ose kufizimi i hulumtimeve shkencore.

“Ju nuk mundeni me mbajt mesazhe që do t’i ndani ndaj të tjerëve që thonë se nuk duhet t’i jepni diçka dikujt, sepse gjyshja e tij asht kineze. Nuk ka me funksionue”, tha ai në Forumin e Ekonomisë së Re të Bloomberg në Pekin.

SHBA ka përfitue prej kohësh nga ndamja e hapun e gjetjeve të kërkimit shkencor, i cili vazhdon me qenë nji pasuni e madhe, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale.

Gates asht plotësisht i bindun se nuk ka asnji alternative për nji qasje të tillë.

“Kushdo që ka nji sistem të hapun ka me qenë në nji avantazh të madh. Ju mundeni me injorue plotësisht kendo që përpiqet me mbyllë sistemet e tij”, tha ai.

Gates vizitoi Qendrën Kërkimore të Microsoft në Pekin, e cila merret me inteligjencën artificiale.

Ai theksoi se ndamja e rezultateve të hulumtimit shkencor ishte nji nga arsyet që punëtorë e qendrës erdhën me punue për Microsoft dhe shtoi se ata do të kishin shkue me punue dikund tjetër nëse nuk kishte me qenë për këtë qasje.

Shperndaje në: