Berisha: Pse Albin Kurti po lype me ba ‘koalicion me hajna’!

Avokati Besnik Berisha, dikur keshilltari i Isa Mustafës, ka reague lidhun me deklaratën e liderit të VV, Albin Kurti, i cili deklaroi ne nji studio televizive se të gjithë ish-kryeministrat kane vjedhe.

Meqenese edhe Isa Mustafa per nji periudhe kohore ka qene kryeminister, atehere Albin Kurti po kerkon me ba koalicion me nji – “hajn”.

Berisha tha se Kurti duhet të deklarohet qartë – pse po kërkon “marrëveshje me hajna”?!

Postimi i plotë:

Z. Kurti, ”Me hajna, me hajna, dua pushtet”

Vardisje e levdata pafund privatisht, sharje e fyerje publikisht, po reflekton se fundmi formula qe po aplikon z. Albin Kurti per te negociuar me Lidhjen Demokratike te Kosoves, per nje koalicion te mundshem per bashkeqeverisje.

Ky paradoks i diskursit te tij, jo i rralle, se fundmi u shfaq edhe ne paraqitjen e tij televizive ne Top Channel, ku z. Kurti nuk hezitoi t’u jap epitetin e hajnave ish kryeministrave te Kosoves, pjese e te cileve ishte edhe lideri aktual i LDK-se.

Per nje lider qe synon pushtetin per ta crrenjosur kapjen e shtetit, e per ta luftuar kriminalitetin, nuk duket e arsyeshme e as e logjikshme te beje koalicion me hajna, nese te tille veç qenkan LDK dhe lideri i tyre.

Z. Kurti duhet te deklarohet qarte dhe zeshem se pse po kerkon marreveshje me hajna!

Shperndaje në: