Nga VV tregojnë se a ka me qenë NISMA pjesë e qeverisë

Gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfundue rinumërimi i 1407 vendvotimeve për të cilat mori vendim Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP.

Mbas zbatimit të vendimit të PZAP, dje Komisioni Qendror i Zgjidhjeve (KQZ) ka konfirmue që janë krye të gjitha rinumërimet për këto vendvotime, ndërsa mbas kësaj Nisma Socialdemokrate zyrtarisht u ba pjesë e Kuvendit të Kosovës tue fitue ulëse mjaftueshëm sa për me qenë pjesë e kësaj legjislature.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, në nji përgjigje për GazetaBlic tha se me hymjen e Nismës në Kuvend, KQZ u vnu në shërbim të mundësisë për me i krijue vend këtij subjekti politik në Kuvend.

“Është e qartë ajo që ka ndodh i gjithë ky sistem përfshirë edhe vetë KQZ-në u bë në shërbim të gjetjes së mundësive që NISMA të jetë pjesë e Kuvendit, ne kemi paraqitur qëndrimet tona, kemi bërë ankesë duke menduar se është vepru jo ligjërisht, sido që të jetë ne presim certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve”, tha ajo.

“Pa marrë parasysh se NISMA a do të jetë në legjislaturë apo jo, VV do të krijoj mundësinë të qeverisë ashtu siç kishte premtuar duke mos u bë pjesë e qeverisë me subjektet që kanë qenë në legjislaturën e kaluar”, tha Nagavci për GazetaBlic.

“Ne do të qeverisim me anëtarët e koalicionit me LDK-në dhe ashtu siç bëmë të ditur edhe dje kemi 3 deputetë nga pakica jo serbe që janë deklaruar që pa kushte do të mbështesin Qeverinë Kurti, kështu që ne kemi numrat për të formuar qeverinë tashmë”, shtoi ajo.

Shperndaje në: