Gent Cakaj fjale te medhaja per FSK!

Ministri i Jashtem i Shqipnise, Gent Cakaj, i ka falënderue Forcat e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e naltë e atdhedashninë e thellë dhe profesionalizmin e dëshmuem qe treguen në Shqipni.

“Mes konsideratave më të larta e falënderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës. Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më të lartë.”

“Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj radhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, tha ministri Gent Cakaj./ATSH

Shperndaje në: