Haradinaj: Vetëvendosje po e shfrytëzon tragjedinë e tërmetit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tue komentue rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipni mbas tërmetit, dhe ndihmën e kosovarëve për m’i dalë në ndihmë të prekunve, ka ba thirrje që mos të përdoren viktimat për poena politikë.

Haradinaj ka akuzue me theks të veçantë Lëvizjen Vetëvendosje, se po e përdorë politikisht çashtjen e të zhvendosunve në Kosovë, veçmas në kohën kur partia e Albin Kurtit do t’i futet garës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Shqipni. Simbas Haradinajt, këto veprime janë të rrezikshme.

“E kisha lut sidomos Vetëvendosjen të garojnë në zgjedhje në Shqipëri, se nuk jam kundër kësaj, është e drejt e tyre, por mos t’i përzijnë temat. Mos të mendon dikush me fitu poena me njerëz të zhvendosur sepse është rrezik”, ka thanë Haradinaj mbas homazheve që ka ba te varri i ish-Presidentit Rugova.

Shperndaje në: