Kjo asht arsyeja që Albin Kurti nuk e viziton varrin e Ibrahim Rugovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk e ka vizitue asnjiherë varrin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, gja e cila ka nxitë reagime të shumta. E vetë Kurti ishte deklarue se njerëzit e LDK’s insistonin që ky me shkue patjetër, prandaj edhe nuk e ban.

Albin Kurti në emisionin ‘Konak’ ka folë për ish-presidentin Ibrahim Rugova, ku edhe ka tregue arsyen se pse nuk e ka vizitue kurrë varrin e tij.

“Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku, insistonin që unë të shkoj tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale. Njerëzit e LDK-së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thanë Kurti.

I pyetun nëse këtë gja kishte me ba si ndihmesë për koalicion me LDK’n, Kurti përgjigjet:

”Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar”.

Ndërsa, sot nënkryetari i LDK’s, Agim Veliu, ka thanë se Albin Kurti po e tregon kulturën e tij tue mos e vizitue atë.

Çështja e nderimit është pjesë e kulturës secilit. Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa ndryshime janë tejkaluar. Janë çështje që do të bisedohen tash e tutje”, u shpreh ai./gazetametro.net

Shperndaje në: