LDK, tash e ndrron “formulën” për ndamjen e pushtetit, qe çka kërkon?

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse në parim ishte pajtue me Vetëvendosjen për mënyrën e ndamjes së pushtetit, simbas parimit “nji ministri e përzgjedh VV e nji LDK, deri te ministria 10’t”, tashma partia e drejtueme nga Isa Mustfa duket se ka ndrrue mendje.

Shkrimi:

Burime të Gazeta Blic të afërta me LDK, kanë theksuar se parimi i dakorduar për mënyrën e ndarjes së ministrive nuk është i duhuri.

“LDK po kërkon ministri specifike. Ajo po e do sidomos Ministrinë e Financave, atë të Drejtësisë dhe të Arsimit. Formula “një ministri e përzgjedh VV e një LDK nuk po shihet si një parim i duhur për ndarjen e ministrive”, tha ky burim.

Ndërkohë, pritet që në ora 14:00, të mblidhen liderët e VV-së dhe LDK-së, për formalizimin e narrëveshjes për bashkëqeverisje.

Burimet e Gazetës Blic, thonë se vetëm mënyra apo “formula” e ndarjes së ministrive nuk është vendosur përfunsimisht.

Në anën tjetër, LDK në ‘kompensim’ të postit të Kryeministrit do të marrë kryetarin e Kuvendit dhe atë të presidentit, derisa ministritë do të ndahen 5 me 5. Minoritetet do t’i kenë dy ministri.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka pranaur se kanë disa mospajtime me VV-në.“ Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa dallime programore që kanë qenë tashmë janë tejkaluar, janë edhe disa çështje tjera të cilat kanë mbetur që do të diskutohen prej sot e tutje”, ka deklarue Veliu.

Shperndaje në: