Për bukën që fotografohet para se me u dhurue!

Nga Eni Feruli

Erdha të vizitoja vendin tim ë malluar nga shumë larg. Vendi më i bukur në botë. Zili u bëja miqve dhe kolegëve matanë Oqeanit, dukë i dërguar fotografi të detit, të maleve, të natyrës dhe kohës të bukur të vendit tim.

Deri sa nuk ë besonin që në kishim braktisur një vend si ky. Eh kjo është tjetër plagë ë vendit tonë. Por toka u tërbua, u coptua e shkundi më zemërimin më të madh dhe morri në gjirin ë saj krijesat më të pafajshme si të donte të thoshte jeni më të mbrojtur tek unë së tek ajo mizoria ë jetës aty lart.

O tokë që nuk pyet për dhimbjen që lë lart por i demaskove dhe ata që u vetëquajtën Altruist. Ku jepej copa e bukës por u fotografohej stomaku i urritur, ku u jepej xhaketa por u filmohej lëkura ë zbuluar nga plagët dhe i ftohti, ku dhurohej leku por u bëhej propagandë bizneseve të tyre dhe më gojë hapur të presin tenderin ë radhës ta dhjëtëfishojnë shumën e “dhuruar” të paravjedhur më gjakun ë popullit.

Ku dolën drejtuesit të flisnin më fjalë të mëdha por as sa lopa nuk ë bërën punën, të paktën lopa dhuron qumësht. O Tokë dëgjojë lutjen ë nënës që nuk ka nevojë për fotografi ë instagram, por është më ë fortë ë drithëron në shpirt. O tokë ndjejë dorën ë vogël të fëmijës që dhuron kafshatën dhe rrobën për shokun ë saj që mbeti në qiell të hapur.

Kjo është bamirësia ë vërtetë që nuk krahasohet më asnjë shifër më zëro mbrapa, më asnjë ngjyrë kartëmonedhë por më ngjyrë gjaku dhe shpirti.

O tokë ndjejë frikën ë foshnjës në barkun ë nënës që po frikësohet të dalë në këtë jetë. Qetësohu o tokë nënë së ka ëndë shumë ë shumë të pafajshëm që kanë nevojë të ushqehen ë të rritën tek ty.

Shperndaje në: