Rama i ashpër ndaj Erion Veliajt: Me dalë në 04:30 të mëngjesit dhe me i ly shkallët e banesës (video)

Mbas tërmetit që goditi Shqipninës, e gjithë qeveria asht e angazhueme në akomodimin e familjeve të prekuna nga tragjedia e randë.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama shoqnoi disa nga anëtarët e familjes Lala, të cilët janë edhe ma të damtuemit nga tërmeti.

I pranishëm gjatë akomodimit të familjes ishte edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë gjithë këtyne ditëve ka qenë në terren për me i pa nga afër damet e shkaktueme nga tërmeti.

Por, derisa ngjitnin shkallët e banesës, Rama ka vnue re disa detaje të vogla, shkarravitjen e mureve. Ai i kërkoi kryebashkiakut lyemjen sa ma parë të mureve, tue i kërkue që këtë punë me bavetë Veliaj.

Sigurisht që kryebashkiaku Veliaj u tregue i gatshëm me marrë përsipër nji punë të tillë.

Biseda gjatë ngjitjes së shkallëve

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyeni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ça do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Biseda në shtëpi

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ça kryeministri, do të lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ça duhet të bëjmë ne, po na trego ça do të bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do të dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do të dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok.

Shperndaje në: