Kurti jep këtë deklaratë para nënshkrimit të marrëveshjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folë para nënshrkimit të marrëveshjes me LDK’n.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot do të nënshkruejnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Para fillimit të takimit me Isa Mustafën, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklarue se qeverisja e ardhshme ka me i pasë 12 ministri.

Sot do ti vazhdojmë bisedimet në të cilin unë si kryeministër do ti kem 12 ministri. Këto bisedime do ti kem me kreun e LDK Isa Mustafën. Shpresoj se ashtu siç jem marr vesh për programin qeverisës të merremi vesh edhe për ministritë. Këto bisedime do të fillojnë tash dhe do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme dhe më pas do t’ju njoftojmë. Marrëveshja është marrëveshje midis dy palëve kështu që nuk mund të flas pa qenë pala tjetër”, deklaroi Kurti.

Shperndaje në: