Shtyhet intervistimi i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale

Asht shty intervistimi i Kadri Veselit nga Dhomat e Specializueme.

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, njiherit lider i PDK’s, Kadri Veseli, ka pasë me udhëtue nesër në Holandë ku me 4 Dhetor ishte ftue me u intervistue nga Dhomat e Specializueme.

Por, nga kabineti i liderit të PDK’s, asht konfirmue se kjo intervistë që ishte parapa për datën 4 Dhetor, për shkaqe teknike asht shty për javën tjetër.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, tha Avni Bytyçi, këshilltar politik i kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli.

Shperndaje në: