Ambasada turke jep lajmin e madh mbas premtimit të Erdoganit

Ambasada turke në Tiranë ban me dije se në zbatim të udhëzimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, për ndërtimin e 500 banesave në Shqipni, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuem nga Ministrja e Kultures Elva Margariti.

Gjithashtu, ambasada përmes nji njoftmi në faqen e saj zyrtare në Facebook ban me dije se në takim u vendos me u përcaktue toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.

“Delegacioni ynë i përbërë nga Drejtoria e Administrimit dhe Banesave Publike kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri, zhvilloi takimin e dytë me delagacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. ElvaMargariti.

Në takim u vendos të përcaktohet toka e përshtatshme për 500 shtëpi që do të ndërtohen.”– shkruen ambasada. (TemA)

Shperndaje në: