Bebe Rexha, në Shqipni: Ndërtoj dy shtëpi! Nuk ka randësi fama, por gjaku shqiptar në vena

Kangëtarja me famë botnore, Bebe Rexha, sapo ka mbërri në Bubq, që asht nji ndër zonat e prekuna nga tërmeti katastrofik i 26 Nandorit.

Në nji mesazh për media, kangëtarja me origjinë shqiptare ka deklarue se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk ka me harrue kurrë nga vjen, ndërsa ka theksue se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërrueme nga tërmeti.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera kangëtarja me origjinë shqiptare.

Shperndaje në: