Deklaratat e Kurtit dhe Mustafës mbas takimit

Ka përfundue takim mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mbas takimit, Kurti ka thanë se negociatat kanë avansim, por nuk ka marrëveshje.

“Kur të kemi marrëveshjen do flasim gjerë e gjatë. Ne negociatat tona avancim ka, por nuk ka marrëveshje. Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do ta shpalosim gjerë e gjatë. Këtu përfundon takimi, unë do të jem në kontakt me Mustafën”, ka thanë ai mbas takimit.

Edhe Mustafa ka thanë se sot nuk asht arritë marrëveshja për koalicion.

“Patëm një bisedë përmbajtjesore. Ne kemi pas pajtueshmëri sa i përket programit. Kemi edhe çështjet tjera që janë biseduar sot. Sot nuk ka marrëveshje për koalicion. Ka marrëveshje që të punojmë përpara. Dallimet tona do t’i tregojmë kur të përfundojnë bisedimet”, ka thanë Mustafa.

Shperndaje në: