Rrëfimi i të mbijetuemit të tërmetit 7.2 ballë në 1979: Si e rindërtoi shteti Shkodrën në katër muej (video)

Tërmeti i Prillit të 1979 që goditi Shkodrën, deri me 26 Nandor të këtij viti ishte nji ndër ma të fortët që kishte goditë Shqipninë, tue lanë mbas mjaft viktima dhe dame të mëdhaja materiale.

Dëshmitarë të tërmetit të asaj kohe janë të shumtë. Nji prej tyne asht edhe Prel Doshi, në atë kohë punëtor në sektorin e shëndetësisë.

“Mbaj mend tërmetin që ka rënë në Shkodër në ’79. Ka qenë ditë e diel. Mbaj mend që të nesërmen shkumë aty. Kam qenë punonjës si gjeometër për mjekësinë, bëmë një mbledhje me drejtorin, Fadil Mustafa dhe pamë gjendjen e të gjithë fshatrave të Shkodrës. 

Kishte bërë dëme jashtëzakonisht të mëdha. Kjo gjendje u rregullua se u ngrit populli dhe fshatrat u bënë të reja. Ishte tragjedi e rëndë, por u ndërtua në një kohë rekord. Bushtai, Oblik, Velipojë, Dajc të gjithë. 

Ka qenë tragjedi shumë e madhe, edhe njerëz patën vdek dhe bëri dëme të mëdha. Shëndetësia ka qenë e organizuar. Dolëm menjëherë. 

U çuan të gjithë. Për tre katër muaj i bëmë më të mira se sa ishin. Atëherë ka patur godina shumë të vjetra. 

Për fat të mirë ra në mal”, tha ai për report TV.

I pyetun për reagimin e shtetit të asaj kohe, Doshi thotë se ka qenë mjaft i shpejtë dhe efikas.

“Reagimi ka qenë më i mirë atëherë, ka pasur mangësi e ngadalësi. Kanë pasur mundësi më shpëtuar ata nën rrënoja. Qeveria duhej të ishte më gati. 

Nuk përjashtohet se kanë kontribuar, por atëherë kanë punuar më shumë se punoj më shumë populli se qeveria”, shtoi më pas i moshuari.

Tërmeti i 40 vjete ma parë, nga të dhanat e asaj kohe, ka qenë fatal për 40 banorë të disa zonave, të qendrës së veriut të Shqipnisë, Shkodrës.

Shperndaje në: