Strategjia e Benjamin Netanjahut  kundër Iranit ka dështu

Uri Bar-Joseph dhe  Benny Miller

 

Benjamin Netanjahu pas kthimit në pushtet më 2009’ën, e ndryshoi strategjinë e politikës së jashtme. Qysh nga themelimi i Izraelit më 1948’ën, shteti u përqëndrua në konflikt me fqinjët e tij Arabë. Qysh në 1990’at, duke përfshirë dhe mandatin e parë të Netanjahut (1996 – 1999), u përqëndrua në konfliktin me Palestinezët. Por, gjatë dhjetëvjetshit të fundit, qëllimi i zgjidhjes së konfliktit me Palestinezët ishte zëvendësuar me një orvatje të ngjeshur për ta tkurrë projektin nuklear të Iranit, të cilin Netanjahu e ka cilësuar si kërcënim jetik për shtetin Hebre.

Parardhësit e Netanjahut ishin mësuar me kërcënimin nuklear të Iranit. Vendimi i Jitsak Rabin’it që të merr pjesë në procesin e Osllos në gjysmën e parë të viteve 1990’ta, pjesërisht ishte motivuar nga nevoja për ta përfunduar konfliktin me Palestinezët para se Irani të bëhej fuqi nukleare. Në kohën e Ariel Sharon’it dhe Ehud Olmert’it (2001-2009) Izraeli udhëheqi, në bashkëpunim me SHBA’të dhe shtete tjera, një luftë të fshehtë të fuqishme kundër projektit nuklear të Iranit, e cila, përveç tjerash përfshinte, vrasjen nga prita të shkencëtarëve nuklearë të shquar Iranianë në Teheran si dhe shfrytëzimin e ‘Stuksnet’it’, një virus dëmbërës që i dëmtonte ngrehinat nukleare dhe e fshinte projektin. Njëkohësisht, Izraeli udhëhiqte edhe një fushatë të fshehtë që të imponojë sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit. Në këtë kontekst, Sharoni dhe Ollmerti ishin të gatshëm të bëjnë lëshime për çështjen Palestineze me qëllim që të përfitojnë përkrahje për përpjekjet e Izraelit në frontin me Iranin.

Izraeli në kohën e Sharon’it dhe Ollmert’it, luftën kundër Iranit e mbante në shkallë të ulët. Netanjahu e ktheu rolin e Izraelit në fushatën dipllomatike në vendin e parë, duke shtruar vëmendjen te kërcënimi i Iranit në çdo forum ndërkombëtarë. Për më tepër, në vitet 2010-2012 ai bëri tre sulme masive ushtarake ndaj ngrehinave nukleare të Iranit, por dështoi që të merr pëlqimin edhe të krerëve politik të opozitës. Ata pohonin se akoma nuk është vakti për mundësitë ushtarake; dhe se lufta e fshehtë ka patur efekt të mjaftueshëm; dhe nuk ka nevojë për një sulm, i cili ka gjasa të shpiente në një luftë të përgjithshëm; dhe se një nismë ushtarake jo e bashkërenduar mund të shkaktonte krizë të madhe me administratën e Obamës.

Qysh në vitin 2013, kur u arrijtë marrëveshja në bisedimet ‘P5+1’, të cilat synonin një marrëveshje nukleare midis fuqive të mëdha dhe Iranit, opcioni ushtarak u tregua si i pamundshëm. Përkundër politikave të kujdesshme të Izraelit qysh nga 1948’ta, Netanjahu ashiqare e kundërshtonte Presidentin Obama, dhe, sapo u arrijtë marrëveshja nukleare më 2015’ën, ndërhyri në politikën e brendshme amerikane, duke u bërë palë me Partinë Republikane për ta parandaluar ratifikimin e marrëveshjes në Kongres, kështu që i përkeqësoi marrëdhëniet me Demokratët. Sapo u ratifikua marrëveshja, ai vazhdoi të folë kundër saj dhe ndikoi te Presidenti Trump që ta shfuqizojë këtë marrëveshje më 2018’ën. Irani reagoi duke i përtrirë disa elemente në programin e vet nuklear.

Deri më tash strategjia e Netanjahut kundër Iranit, e cila bazohej në katër supozime, merrej si tregim i suksesshëm. Por, ndodhitë para disa jave hedhin dyshime në vlefshmërinë e çdo hamendjeje, pasi gazeta e përditshme “Haaretz” nga më të respektuarat në Izrael, në editorialin e vet të 11 Tetorit ka shpallur se “Polika e Netanjahut ishte shembur”.

Cilat ishin hamendësitë dhe pse u shembën ?

E para ishte besimi se, një pushtet superior ushtarak dhe ekonomik mund të sjell rezultate të dëshirueshme pavarësisht nga drejtpeshimi i motivimeve midis partive. Netanjahu beson thellë në epërsinë materiale të koalicionit Amerikane-Saudite-Izraelite kundër Iran’it, që manifestohej me strategjinë e quajtur “trysni maksimale” të administratës së Tramp’it. Trysnia pritej që ta detyrojë Teheranin të pranojë një marrëveshje tjetër nukleare me kërkesa më rigjide, me përkufizime më të ashpra në programin e raketave dhe me ndërhyrje të kobshme rajonale. Në rastin më të mirë, do ta përshpejtonte shembjen e sundimit të Ajatollah’ve.

Nga këndvshtrimi i tanishëm, kjo hamendje duket e pabazë. Irani, pavarësisht nga gjendja e sikletshme, vetëm se e përshpejtoi sjelljen agresive si ushtarake ashtu politike. Muajt e fundit, rrëzoi një dron amerikan, i sulmoi tankerët e naftës në gjirin Persian dhe e hodhi posht vullnetin e mirë të Presidentit Tramp për të nisur negociatat. Deri më tani, Irani tregon se një kombinim i etheve nacionaliste dhe vendosmërisë politike e kompenzon dobësinë e tij relative materiale.

Gabim i dytë i hamendjes së Netanjahut ishte se Trampi do të ndryshojë tërësisht kursin e politikës amerikane dhe do të udhëheq një strategji më koherente dhe më pro-Izraelite se parardhësit e tij. Gjestet ekstravagante diplomatike të Presidentit – ndërrimi ivendit të ambasadës së Sh.B’ara në Jerusalem, pranimi i pjesërishëm i suverenitetit në Kodrat e pushtuara të Gollanit dhe refizimi i marrëveshjes me Iranin – gjithë këto shërbyen për vlerësimin e kësaj hamendjeje.

Hamendja e tretë e Netanjahut u përqëndrua në logjikën e realpolitikës, se “armiku i armikut tim është miku im”. Në këtë rast, Netanjahu priti se Sauditët do të bashkëpunonin me Izraelin kundër Iranit pavarësisht pozicioneve të tyre kundërthënëse ndaj çështjes Palestineze dhe se çështja Palestineze do të margjinalizohej në diplomacinë e Lindjes së Mesme dhe do mbetej nën hijen e kërcënimit të Iranit.

Ndonëse, akoma nuk dijmë vëllimin e bashkëpunimit të fshehtë midis Izraelit dhe Arabisë Saudite si dhe të shteteve të tjera Sunnite, ne vetëm e dijmë se asnjëra nga ato nuk janë pajtuar që t’i përparojnë publikisht marrëdhëniet e tyre me Izraelin duke mos pas përparim politik në pikpamjen me Palestinezët.

Veç kësaj, Netanjahu si një realist, është dashur të ketë parasysh se, kur aleatit të tij  më të fortë ‘s’ia mbajti’ ta përdorë fuqinë, një më i dobët duhet të jetë shumë më i kujdesshëm dhe më i qetë. Me sa duket, Sauditët e morrën këtë drejtim më pas. Rijadi, në mungesën e çadrës së besuar të sigurisë së Sh. B’ara, më shumë e parapëlqejnë diplomacinë se sa përshkallëzimin e gjendjes.

Përfundimisht, Netanjahu është hamendur se politikën e njëanshme që do të ndërmerr administrata miqësore Amerikane ishte e pëlqyeshme që të jetë me një pajtim shumëpalësh me BE’në, Kinën dhe Rusinë, që do ishte, me sa duket, më pak pro-Izraelite. Kjo hamendje doli të ishte problematike. Henës do shihet se si do përballet Irani me sfidën Amerikane në këtë fushë, por deri më tashti vendimi i saj nuk u zbutë.

Me një President jo shumë të besueshëm në Shtëpinë e Bardhë, me një Parti Demokratike aspak miqësore në Kongres, me miqët e zhgënjyer në BE, dhe me partnerë të brengosur në Lindjen e Mesme, Izraeli përballet me shtimin e përhapjes së Iranit në rajon si dhe me një arsenal raketor Irano-Hezbollah që ia kufizon lirinë e veprimit. Izraeli, akoma është ushtarakisht më e fuqishmja në Lindjen e Mesme, nevoja e fundit që ta shtojë buxhetin embrojtjes për 1.2 miliardë dollarë, është tregues i mirë për përkufizimet e saj strategjike. Netanjahu ka thënë dikur se, kishte dashur që të mbahet mend si “mbrojtës i Izraelit”. Dyshohet se, historia do ta kujtojë si të tillë.

————————————————–

Uri Bar-Joseph është profesor nderi në Departamentin e Merrëdhënieve Ndërkombëtare në Univerzitetin e Haifa’s, në Izrael.

Benny Miller është profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare  në Departamentin e Marrënieve Ndërkombëtare në Univerzitetin e Haifa’s.

(Përktheu: Shaqir Islami. Marrë nga: The National Interest)

Shperndaje në: