Skandaloze: ‘A këndon dritarja’, pyetjet që nuk i dinin nxanësit kosovarë!!!

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxanësve, i njoftun me shkurtesën PISA, në listën mes 79 vendeve të botës ka radhitë Kosovën të tretën nga fundi dhe me nji rezultat nën mesataren vendeve pjesëmarrëse, shkruen Gazeta Metro.

Shkrimi:

Testi ka tri kategori kryesore, shkencën, matematikën dhe leximin. Në të tria këto fusha, nxënësit tanë ishin tmerrësisht zhgënjyes – edhe pse, natyrisht, larg nga të qenit fajtorë, ata janë viktimë e sistemit tonë shkollor.

Por, në një fushë në veçanti Kosova po del tmerrësisht keq: në atë të leximit të rrjedhshëm. Çështja është të kuptosh atë që lexon, dhe jo vetëm të formosh tingujt e fjalëve gjatë një procesi të tillë.

Aty kërkohej nga nxënësit të vlerësonin se a kishte kuptim një fjali e dhënë.

Aeroplani është i përbërë nga qentë? Ndoshta në një univers tjetër. Natyrisht, përgjigja është JO mirëpo nga rezultati i PISA’s në lexim te nxënësit kosovarë, del se jo të gjithë kanë menduar kështu.

Një tjetër pyetje nga kjo fushë është edhe “Dritarja këndoi me zë të lartë?” A ka kuptim kjo fjali? Natyrisht që JO.

Pastaj, “Një burrë e çoi veturën e tij te dyqani?” E si mund ta çojë burri veturën te dyqani? Natyrisht që mundet. Duke e vozitur.

Vlen të theksojmë që të gjitha pyetjet për nxënësit nga Kosova ishin në gjuhën shqipe.

Shikoni testin e PISA’s këtu.

Shperndaje në: