LDK e VV drejt dështimit, qe çka po presin?

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i kanë “ngri” takimet, mbas dështimit të djeshëm që me gjetë gjuhë të përbashkët.

Shkrimi:

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nuk ka në plan takime mes të dy partive.

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke e pritur Lëvizjen Vetëvendosje në rast se ata mund t’i bien pishman për kushtet e tyre, në të kundërtën nuk do të ketë takim të radhës.

Ngjashëm është situata edhe tek Lëvizja Vetëvendosje e cila si parti fituese e zgjedhjeve ka vendosur disa kushte primare për koalicionin me LDK-në.

Ndarja e ministrive dhe marrëveshja për emrin e presidentit janë dy temat që dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit nuk kanë arritur të gjejnë formulën e përbashkët.

Megjithatë, gjatë javës pritet që të dy partitë të mbledhin kryesinë për të vendosur hapat e radhës drejt një vendimi të ri për koalicionin e mundshëm LDK-VV./Indeksonline/

Shperndaje në: