“Seksi me princin Andrew ishte i shpejtë dhe i gërditshëm” – Rrëfehet “Skllavja e seksit”

“Skllavja e seksit”, Virgina Roberts, në nji dokumentar të BBC Panorama, e ka përshkrue seksin me princin Andrew si “të shpejtë dhe të gërditshëm”.

Ajo tha se ishte urdhnue me ba seks me Dukën e Jorkut, ndërsa ishte marrë nga pedofili miliarder Jeffrey Esptein kur ishte 17-vjeç.

Roberts tregoi se e kishin hypë në nji avion, ku mandej do të takonte princin, dhe se e dashtuna e pedofilit miliarder e kishte porositë se duhej me ba çdo gja që ajo kishte ba edhe për Esptein.

“Unë thjesht nuk prisja që nji njeri i familjes mbretnore, që unë e admiroja, me ba këtë. Seksi nuk zgjati shumë, por ishte e neveritshme. Ai u ngrit dhe më tha faleminderit dhe mandej u largue. Unë u ula në krevet dhe isha e tmerrueme. Mandej e dashtuna e Jeffrey më përkëdheli të mbasmet dhe më tha se unë e kisha ba atë të lumtun. Sapo isha abuzue nga nji anëtar i familjes mbretnore. Nuk isha e lidhun me zinxhirë mbas nji lavamani, por këta njerëz të fuqishëm ishin zinxhirët e mi”, tha ajo.

Shperndaje në: