Njihuni me infermierin 98-vjeçar që ju shërben 20 pacientëve në ditë (video)

Kur infermieri francez, Christian Chenay, vizitoi pacientin e tij të parë në 1951, penicilina ishte ilaçi ma modern.

Sot, ai asht 98 vjeç dhe ende viziton pacientë në infermerinë e tij dy ditë në javë, disa prej të cilëve ai iu shërben me dekada.

Pa asnji problem shëndetësor, madje as tue mbajtë syze gjatë egzaminimit, Chenay nuk pa asgja tërheqëse në pension.

“Nëse jeni mbi 60 vjeç, tashma jeni klasifikue si nji plak”, thotë ai, pa e pranue këtë fakt.

Ai pranon 20 pacientë në ditën e punës.

Ai thekson se risia e praktikës së tij asht shfaqja e pacientëve që vetë-diagnostifikojnë veten në internet dhe mandej vijnë te ai për mjekime.

Mosha mesatare e mjekëve dhe infermierëve francezë në pension asht 67 vjet.

Shperndaje në: