
Polonia ka riatdhesue nji sasi të madhe ari me vlerë 4 miliardë dollarë.
Sasia e madhe e arit asht transportue nga helikopterë, avionë dhe kamionë të teknologjisë së naltë, në nji operacion që asht mbajtë tepër sekret.
Rezervat e arit të vendit janë ruejt në Bankën e Anglisë për dekada, mbasi ishin evakuue nga Polonia në shpërthimin e Luftës së Dytë Botnore, mes frigës se do të binin në duert e nazistëve.