LDK po kërkon shumë, kështu duhet formue Qeveria VV-LDK simbas analistit Ramush Tahiri

Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë mbajtë takimin ku ishte parapa me u nënshkrue marrëveshja finale për koalicionin VV-LDK, por nji gja e tillë nuk u arrit, shkruen GazetaBlic.

Simbas liderëve të dy subjekteve politike, në takim pati afrime të qëndrimeve, por nji marrëveshje finale nuk u arrit, ndërsa diskutimet kanë me vazhdue ditëve të tjera në mënyrë që me u dakordue deri në fund.

Analisti politik, Ramush Tahiri, për GazetaBlic ka komentuar zvarritjen e procesit të marrëveshjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, ku tha se arsyeja kryesore që këto dy subjekte nuk po merren vesh dot, është ndarja e funksioneve.

“Nuk po merren vesh për me i nda funksionet, Agim Veliu veç se tregoi dhe tha konkretisht që janë të pakënaqur me këto që po i ofron VV, ose është e pakënaqur me atë që po e kërkon LDK”, tha ai.Tahiri tha se LDK-ja po e tepron me kërkesa për postet, nëse vendoset për 12 ministri, 2 i takojnë komuniteteve, 5 VV-së dhe 5 LDK-së.“LDK po shihet që po kërkon më shumë, sepse ndarja e drejtë në bazë të zgjedhjeve është nëse kanë 12 ministri, 2 janë për komunitete, 5 i takojnë VV dhe 5 LDK. Kryeministri i takon VV-së, ky është rregull dhe tregon fitoren, po të kishte qenë LDK e para do ishte ndryshe, kryepalamenetari nuk është kjo por është fituesi i zgjedhjeve, është e shkruar në Kushtetutë”, tha ai.

“Presidenti ka metodë tjetër, Agim Veliu nëse dëshiron mund ta ndërroj Kushtetutën dhe ta zgjedh presidentin populli”, shton ai.Tahiri thotë se LDK-ja duhet të heqë dorë nga kërkesa për president dhe kreu i Kuvendit pasi që Kushtetuta nuk ia lejon një gjë të tillë, por nëse VV e bën këtë gabim duke u pajtuar me kërkesën e LDK-së atëherë VV shkel Kushtetutën dhe bën pazare politike mbi interesat e shtetit.

“LDK duhet të heq dorë nga kërkesa për president, kryeparlamentar sepse me Kushtetutë nuk i takon, nëse VV pajtohet me këtë punë atëherë VV e shkel Kushtetutën dhe bën pazar politik mbi interesat e shtetit dhe mbi atë që e përcakton Kushtetuta”, tha ai.Tahiri thotë se edhe në këtë koalicion siç duket po përsëriten koalicionet e kaluara, ashtu siç kishte ndodhur me VLAN-in.

“Komplet po përsëritet si në koalicionet e kaluara, LDK po e bën atë politikë që ka pasur më herët me koalicionet edhe tek VLAN dhe ky duket se është parimi i organizimit me VV nuk e kemi provu dhe kam mëndu që është një mentalitet i ri në këtë qeverisje, nuk është një sundim dhe nuk duhet me çdo kusht me i nda ministritë dhe me dit se cila parti çfarë ministri dhe çfarë ndikimi ka tej ajo ministri”, shton ai.Tahiri ka thënë se sipas Kushtetutës së Kosovës, kryeparlamentari i takon partisë së parë e cila del nga zgjedhjet, ndërsa të tjerat vijojnë me radhë.

“VV ka dal partia e parë dhe i takon kryeparlamentari me Kushtetutë, Isa Mustafa e ka provuar një herë kur e ka heq Kushtetuta u zgjodh, d.m.th. nuk mundet vetëm partia e parë e ka kryeparlamentarin, ndërsa të tjerat janë me radhë dhe nëse kryeparlamentari bëhet ndryshëm d.m.th. ndërron komplet struktura e kryesisë së Kuvendit dhe kjo nuk varet nga votat, por nga renditja që kanë fituar në zgjedhje”, tha Tahiri për GazetaBlic.

“Tani nuk po e kuptoj pse po kërkojnë me dhënë ndryshe kryepalemantarin dhe me bë koalicion paszgjedhor me rregulla të koalicionit parazgjedhor sepse koalicioni parazgjedhor e kanë ashtu, e paszgjedhor e kanë siç kanë dalë rezultatet pas zgjedhjeve”, shton ai.Tahiri tha se posti i presidentit që nga tani nuk mund të shërbej si garanci, sepse një gjë e tillë nuk ndodhi tek rasti i LDK-së me presidentin e tanishëm, Hashim Thaçi.

“Nuk është në rregull, ligjore edhe as kushtetuese me u nda tani posti i presidentit me shërbye si garanci, sepse LDK nuk i shërby kjo kur e votuan atëherë Hashim Thaçin sepse LDK-ja ra nga qeveria e Thaçi mbeti ende, nuk është pjesë e paketës kur të bie LDK të bie edhe Thaçi”, tha ai.Tahiri në fund tha se nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, po gabon rëndë kur thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja pas një vit e gjysmë, zgjedhjet mund të ndodhin edhe pas 6 muajsh.“Nuk e kuptoj arsyetimin e Agim Veliut që po thotë se pas një vit e gjysmë nuk shkojmë në zgjedhje, nuk duhet të jesh i sigurt sepse mundet me pas zgjedhje pas 6 muajsh nëse nuk e përmbush programin dhe nuk e respekton njëri-tjetrin, nuk është kjo martesë politike me zor, është një kontratë për një program që realizohet apo jo”, shton ai.

Shperndaje në: