A po dështon koalicioni VV-LDK?! – Abdixhiku i reagon ashpër Konjufcës

Lumir Abdixhiku nga LDK’ja i ka replikue Glauk Konjufcës së VV’s, ku ky fundit në nji debat televiziv tha se LDK po ban pazare dhe se kjo parti po i kushtëzon ata dhe po sillen sikur i kanë fitue zgjedhjet, e këto deklarata të tilla Abdixhiku i quen ofendime.

Statusi i plotë:

Marrëveshjet e mosmarrveshjet mes partnerëve – po qenë e po u panë si të tillë njëmend – zgjidhen mes vete, sy më sy, e jo me ofendime nëpër studio televizive.

Deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Ndoshta dhe ky është qëllimi.

Propagandë për propagandë jemi ngopur mjaftë. Por nëse e kanë njëmend, me respekt ndaj njëri tjetrit e me respekt ndaj vullnetit qytetar, këtu jemi. Plot 28 deputetë të 206 mijë votuesve kosovarë. /Rrokum.TV

Shperndaje në: