Tronditet Vetëvendosje: Anëtarësia në Prizren rebelohet kundër Haskukës (foto)

Lëvizja Vetëvendosje po kalon nëpër nji krizë të thellë në Prizren, atje anëtarët e partisë janë rebelue me kryetarin Mytaher Haskuka, mbasi ky i fundit po punëson njerëz familjarë në komunë dhe po akuzohet për keqpërdorime me tenderë dhe gjana të tjera, shkruen Gazeta Metro.

Shkrimi:

Gjithçka filloi kur u publikua në medie aktakuza që ka ngritur Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kjo situatë e rëndë e ka shtyrë Haskukën, që të shkruan një status duke thënë se plani i disave ka qenë që me çdo kusht të ngritët padi ndaj tij.

“Përndryshe në njërën nga intervistat që isha i thirrur në hetuesi, njëri nga hetuesit më pat kërkuar falje duke u arsyetuar që janë në presion të vazhdueshëm që të ngrisin padi ndaj meje, prandaj çdo vendim i imi hetohet. Plani i tyre ishte që në një afat sa më të shkurtë të ngrihet padi ndaj meje, ashtu që të jap dorëheqje dhe që Prizreni t’i kthehet atyre që e kanë ngulfatur qytetin”, ka shkruar Haskuka.

Tutje duke shtuar se ka marr goditje pas shpine nga ata që ju ka besuar më së shumti.

“Fatkeqësisht, derisa ata që i kam përpara nuk më frikësojnë, shumë më me dhimbje janë goditjet që vijnë nga prapa nga ata të cilëve iu kam besuar shpinën”, ka shkruar Haskuka.

Mirëpo nuk shkoi shumë, ndaj kësaj deklarate reaguan anëtarët LVV’së në Prizren.

Blerim Saramati, anëtar i përgjithshëm në Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se ata nuk janë kundër Haskukës por kundër kryetarit të zgjedhur në emër të Lëvizjes.

Ndaj kësaj reaguan edhe shumë aktivistë dhe simpatizantë të VV’së, të cilët po e akuzojnë Haskukën për tradhti dhe gjëra të tjera.

“Nuk jemi kundër Mytës, po kundër kryetarit të zgjedhur në emër të Lëvizjës, që e dëshiron si shërbëtor e jo si bashkëpunëotrë, që kurrë nuk i thirri njëherë të vetme bashkëpunorët me të cilët ishte në fusahtë por krijji rrethe servilësh e familjarësh”, ka shkruar Saramati.

Tre drejtorë komunalë të Prizrenit po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Këta të tre po akuzohen se kanë keqpërdorur detyrën deri ishin anëtarë të Komisionit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit.

Shperndaje në: