Argjentinë: Kapen tue hedhë eksploziv në stadium (video)

Kamerat e sigurisë së stadiumit ‘Jorge Luis’, ku luen Estudiantes, kanë kapë njerëz të panjoftun, të cilët në orët e para të mëngjesit të së Shtunës, po vendosnin mjete shpërthyese, ose ma saktë bomba, mbrenda mureve të stadiumit.

Nuk dihet se këta persona ishin tifozë të naj ekipi, por që eksplozivi mund të kishte rrezikue jetën e shumë personave në stadium gjatë ndeshjes.

“Për fat të mirë, stafi i sigurisë regjistroi gjithçka dhe reagoi në përputhje me rregulloret”, thuhet në njoftimin e ekipit argjentinas.

Shperndaje në: