Ambasadori i Gjermanisë, apel të qartë Kurtit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka kërkue që Qeveria e re e Kosovës me u formue sa ma shpejt, mbasi që ka shumë punë që duhen ba.

Held ka pasë nji kërkesë pr klasën politike në vend, në veçanti për fituesit e zgjedhjeve, VV’n, të cilët ende nuk po arrijnë me formue Qeverinë. Ai kërkon që Kuvendi me u mbledhë sa ma shpejt.

“Në këtë rajon egziston konkurrenca. Ku duem me qenë mbas 10 ose 20 vjete. Këto ndoshta janë disa nga çashtjet e para që duhen theksue. Egziston nji numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formoheni këtë qeveri sa ma shpejt që asht e mundun, mblidheni Parlamentin mbasi ka shumë punë që duhen ba. Arsimi asht kyç, mandej tregu i punës”, ka thanë ai.

Shperndaje në: