PDK: VV dhe LDK i hekën maskat, tashma po ju intereson vetëm pushteti dhe karrigat

Partia Demokratike e Kosovës po deklaron se tashma asht e qartë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë të interesueme për asgja tjetër, por vetëm se cila po kap sa ma shumë pushtet dhe janë deshë nga çdo maskë para votuesve të tyne.

Në nji prononcim për Gazeta Metro, nënkryetari i PDK’s, Memli Krasniqi, ka thanë se LVV dhe LDK tashma po tregojnë hapun se se nuk i japin pesë pare për votuesit e tyne, por vetëm për kolltuqet e tyne të ardhshme.

“Tashmë është e qartë për të gjithë që VV dhe LDK nuk janë të interesuar për asgjë tjetër, përveç për të kapur sa më shumë pushtet. I harruan shpejt premtimet e programin dhe të zhveshur nga çdo maskë, po tregojnë sheshazi qe nuk i japin pesë pare për votuesit e tyre, por vetëm për kolltuqet e tyre te ardhshme. Ne shpresojmë se ata s’do ta dëmtojnë Kosovën edhe tash me këtë qasje, siç e kanë dëmtuar gjatë kohës kur ishin ne opozite”, tha Krasniqi për Gazeta Metro.

“PDK e ka bërë të qartë që në natën e zgjedhjeve që ne do të jemi opozitë në këtë mandat dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e çfarëdo diskutimi për qeverinë e ardhshme”, tha Krasniqi.

Shperndaje në: