LDK nuk lëviz nga pozicioni i saj, vjen nji paralajmërim i randë për VV!

Nji takim i Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK, Isa Mustafa, i para do ditësh ka rezultue pa asnji dakordim për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës ndërmjet këtyne dy subjekteve politike.

Por, edhe pse ky takim që ishte mbajtë në ambientet e Kuvendit të Kosovës kishte rezultue pa marrëveshje, në të dyja taborët ende kishte shpresë së nji koalicion LVV – LDK asht i mundun.

Shkrimi:

Gjithçka ka marrë kahje tjetër kur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, në një paraqitje publike në njërën nga TV, “se Kryeministrin e zgjedh populli, e presidentin jo. Prandaj nëse LDK-ja insiston se duhet të ketë presidentin, kryeparlamentarin dhe ndarjen e ministrive 50-50, atëherë marrëveshja është e paarritshme”.

Kjo deklaratë ka irrituar tej mase zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e të cilët “ende nuk po gjejnë sqarim” për deklaratat e tilla publike nga nënkryetari Konfjuca.

Burime të “Gazeta Blic” kanë treguar se pavarësisht këtyre deklaratave, partia që ka dal e dyta si fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk është lëkundur nga pozicionet e veta.“LDK është e interesuar për një marrëveshje me LVV. Është e qartë dhe e thjesht, e kjo mund të bëhet kështu siç edhe e kemi thënë, Presidenti, Kryeparlamentari dhe ndarja e ministrive 50 me 50 sipas formulës një ata, një ne”, kanë thënë burime të Gazeta BLIC.

Në një situatë që askush nuk e do në LDK, sipas këtyre burimeve në rast se nuk ka marrëveshje për qeverisje ndërmjet LVV e LDK, kjo e fundit përfundimisht do të qëndrojë në opozitë.

“I takon partisë fituese që të gjejë rrugën se si të arrihet marrëveshja, potencialisht nëse nuk ka marrëveshje LDK do të qëndrojë në opozitë. Nëse partia fituese dështon të formojë institucionet e reja, atëherë është çështje e presidentit të vendit t`i jap mandatarin një partie krejt tjetër e që është komplet në diskrecion të presidentit nëse ia jap mandatin të dytës apo partisë së tretë. Ajo se LDK mund të bëjë koalicion me PDK ose partitë e tjera thjesht është një gënjeshtër. LDK ka qëndrim të qartë për PDK si tash si para zgjedhjeve të 6 tetorit”, kanë rrëfyer këto burime.

As në Lëvizjen Vetëvendose e as në Lidhjen Demokratike nuk kanë një qëndrim se kur mund të ketë një takim të radhës ndërmjet Albin Kurtit e Isa Mustafës në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për të qeverisur me vendin.

Gjithçka që dihet deri tani është se ka një kërkesë nga vendet mike të Kosovës që një marrëveshje e tillë të arrihet sa më shpejt.

Në zgjedhjet e 6 tetorit partia që udhëheq Albin Kurti ka dal partia e parë fituese e që aktualisht Lëvizja vetëvendosje numëron 29 deputet, pa llogaritur edhe disa deputet të komuniteteve jo shumicë që i janë bashkuar grupit parlamentar të LVV.E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës e që në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet me 28 deputet nga kjo parti.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta me gjithsej 24 deputet e ndjekur nga AAK me 13 deputet dhe e fundit është NISMA me 6 deputet. /Gazeta Blic/

Shperndaje në: