Haxhiu ja ban të qartë LDK’s: Po marrëveshje, por jo me ba edhe këtë gja – Qe kush duhet me u ba president

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, asht deklarue lidhun me ngecjen e madhe për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 Tetorit.

Ajo për Klan Kosova ka ba me dije se mbrenda ditëve pritet me pasë takim mes Kurtit dhe Mustafës, por se VV nuk pranon që në marrëveshje me u futë edhe posti i Presidentit.

Haxhiu tha se as VV dhe as LDK nuk duhet me u barrikadue me qëndrimet e tyne, por duhen me qenë fleksibile, sepse qytetarët kanë vendosë që Qeveria e ardhshme me u formue nga këto dy subjekte politike.

Ajo po ashtu ka thanë se egziston mundësia që President me u ba dikush që nuk asht pjesë e VV’s apo LDK’s, por që asht person unifikues.

Shperndaje në: