Haradinaj ankohet: Edi Rama s’po mi kthen fjalët në Whatsapp, as telefonin s’po ma çelë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka tregue se me kryeministrin e Shqipnisë, Edi Rama, nuk ka aspak komunikim dhe nuk mundet me marr në telefon atë.

Haradinaj tha se ka nji periudhë të gjatë se nuk ka kontaktue me Edi Ramën përmes telefonit, e thekson faktin kur i ka dërgue mesazhe në rrjetin social Whatsapp, por ai najherë ia kthye e najherë jo.

“Nuk e di për tjerë, por unë e kam një periudhë të gjatë kohore që ka qenë çdo herë vështirë me komuniku, me i shkru në Whatsapp ose diçka në të kaluarën ka ndodhë meta kthy ndonjëherë jo, varësisht prej rrethanave”, tha Haradinaj.

“Një numër që e mban kryeministri ai nuk ka komunikim direkt dhe nuk di se si mund të arrish në telefon atë, nuk e di përmes kujt duhet te arrihet është e pamundshme, vështirë është me komuniku me të, ai më duket se nuk mban telefon”, tha Haradinaj për ABC News

Shperndaje në: