VV-LDK, Vjosa Osmani ka nji thirrje – Qe çka po presim nga Vetëvendosje

Nënkryetarja e LDK’s, Vjosa Osmani, ka folë para mediave lidhun me ecuninë e bisedimeve që partia e saj asht tue zhvillue me Vetëvendosjen.

Osmani ka thanë se mes partive duhet respekt reciprok në atë formë që bisedimet me vazhdue në mënyrë normale.

Po ashtu, ajo ka ba thirrje me u ndalë fushatat linçuese nga të dy palët.

Është tejet me rëndësi që në një moment me rëndësi historike ku qytetarët kanë dëshmuar se dëshirojnë ndryshim përmes LDK dhe VV, tek ne mbetet që ta respektojmë atë vullnet. Respekti reciprok është i domosdoshëm dhe po ashtu është e rëndësishme të ndalen edhe fushatat linçuese, në mënyrë që të dy partitë kur të ulen në tryezë në një atmosferë pozitive”, ka thanë Osmani.

Osmani po ashtu ka ba me dije se po presin nga Vetëvendosje me thirrë takimin e rradhës.

“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë me VV-në. Për takim besoj se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur por nuk kemi ndonjë e saktë. Vetëvendosja si parti e parë presim që ta thërrasë takimin e radhës”, tha ajo

Shperndaje në: