Vlora Çitaku i reagon Vucic’it

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, i ka cilësue si çmenduni totale mohimin që Vucic jau ban Masakrës së Reçakut dhe krimeve të forcave paramilitare serbe në Kosovë.

“Presidenti i Serbisë sapo ka deklaruar që Masakra e Reçakut është një krim i fabrikuar. Kjo është një çmenduri totale”, ka shkrue ambasadorja Çitaku në twitter.

“Reçaku ishte një tragjedi e cila shpalosi dhe zbuloi para syve të botës egërsinë e vërtetë të regjimit serb në Kosovë”, ka shtue tutje Çitaku.

Çitaku ka thanë se deklarata të tilla janë nji turp për Serbinë dhe se mohimi i krimeve të kryeme nga forcat serbe asht i papranueshëm.

Vucic udhës së Milosevic’it, thotë se masakra e Reçakut ishte trillim nga Walker

Shperndaje në: