Presidenti Thaçi i reagon ashpër Vucic’it

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reague ndaj deklaratave të liderëve politikë në Serbi, të cilët mohojnë vazhdimisht të kenë krye krime në Kosovë.

Presidenti Thaçi asht shprehë se politikat gjenocidiale të Serbisë nuk munden me u mbrojtë.

Ky asht postimi i tij i plotë:

“Shoh shumë zyrtarë nga Serbia që mohojnë disa nga krimet më të këqija kundër civilëve që ndodhen në Evropë, të konfirmuara nga Gjykata Ndërkombëtare si Reçaku. Politikat gjendocidiale serbe nuk mund të mbrohen. Ato duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve”.

Shperndaje në: