Haziri: I kërkova falje Kurtit mbasi e quejta “Mr. Bean”

Nënkryetari i LDK’s, Lutfi Haziri, e ka komentue çashtjen e “Mr. Bean’it”, me të cilin emën i ishte drejtue Albin Kurtit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 Tetorit.

Simbas tij, me këtë nofkë ai nuk e ka ofendue, edhe pse mandej thotë se i kishte kërkue falje.

“Nuk ka të bëjë me damkosje nëse i thua ashtu, sepse është sinonim, pra jo për ta njollosur, por për ta mbajtur në mend më mirë”.

“Sinonimet edhe simbolet i përdorim në politikë, por në asnjë mënyrë s’e kam bërë që ta ofendoj. Dhe vetëm në një rast e kam përmendur dhe unë i kam kërkuar falje Kurtit. Edhe pse në VV ka pas personalizime karshi autoriteteve publike”, ka deklarue Haziri.

Shperndaje në: