Takimi Putin-Vucic: Sa pajtohen Rusia dhe Serbia

vucic-putin

BBC News

 

Pas gjashtë vitesh rrethi u mbyll – në atë vend ku u takuan herën e parë Vlladimir Putin’i dhe Aleksandar Vuçiç, dy politikanët do takohen sërish edhe në takimin e tyre të shtatëmbëdhjetë.

Megjithatë, takimi në Soçi dallohet nga ato të gjashtëmbëdhjetë takimet  e mëparshëm, sepse asnjëra nga të mëparshmet nuk u mbajt në një frymë të këtillë, e cila hijëzohet nga shpallja e incizimit, me të cilin, gjoja se, vërtetohet ekzistimi i spiunit Rus në kryeqytetin Serb.

Maksim Samorukov hulumtues në Karnegi’n Moskovite nuk pret se kjo nuancë ndryshimi mund të vërehet.

Samorukov ka thënë për BBC’në serbisht: “Nuk pres asnjë farë ndryshimesh në pjesën publike të takimit, por në pjesën e mbyllur, Rusia do jetë shumë më kritike ndaj Vuçiçit se ç’është e zakonshme”.

Komentatori politik Branko Radun thotë se marrëdhëniet personale të dy kryetarëve nuk ndikojnë në mënyrë vendimtare në përkufizimin e marrëdhënieve të të dy shteteve.

Interesat janë primare dhe ato mbizotërojnë.

Radun thotë: “Marrëdhëniet personale janë si shtojcë, t’i fuqizojnë ose sado pak t’i dëmtojnë marrëdhëniet – ndonëse, mbizotërojnë vetëm interesat e përbashkëta, që do të thotë, edhe politika e përbashkët”.

Politologu Vuk Velebit thotë: “Përveç marrëdhënieve personale, në shëmbëlltyrën e marrëdhënieve Beograd – Moskë, edhe mediat  mund të ndikojnë në mënyrë vendimtare”.

“Në mediat Serbe më shumë shfaqet qëndrimi i pushtetit serb dhe i medias, se si do kishin dashur të duket marrëdhënia Rusi – Serbi. Bëhet fjalë më shumë për projektimin e dashurisë ruse ndaj Serbisë, se sa, që këtu ka  me të vërtetë marrëdhënie të shkëlqyera”.

Takimi i kryetarëve të Rusisë dhe Serbisë në Soçi është takimi i tretë i tyre në këtë vit – i pari ishte në Janar në Beograd, ndërsa i dyti në Prill në Pekin.

Dy realitetet e Moskës dhe Beogradit

Për njohësin e marrrëdhënieve të Moskës ndaj Ballkanit Maksim  Samorukov thotë:  është ashiqare se në marrëdhëniet e Rusisë dhe Serbisë ekzistojnë dy realitete paralele. “Ndoshta dallimi nuk vërehet në fushat ku ka interesa të përbashkët, siç është energjetika. Në fushën politike, ekziston një barazi karshi publikut  – ku çdo gjë lulëzon, por ajo që ndodh pas dyerve të mbyllura – ku pala Ruse nuk ka besim ndaj Vuçiçit, siç ka njëfarë droje edhe nga ana e Vuçiçit”.

Megjithatë, Radun hamendet se këto dallime nuk janë edhe aq të mëdhaja.

Edhe pse,  nganjëherë,  ato dallime në realitet shfaqen mbi sipërfaqe.

Velebit, i cili ka hulumtuar pasqyrimin e marrëdhënieve të dy shteteve në media thotë: “Nëse mund t’i lexoni mediat ruse pas vizitës së Vuçiçit që i bën Putinit, do të vëreni se, pas dy vizitave të fundit mediat ruse kanë qenë shumë kritikë ndaj Vuçiçit, edhe për atë kanë folur sikur për një njeri nga Perëndimi”.

Ndikimi i “spiunit” në rrugën e zhvillimit

Kah fundi i Nëntorit, kur  në mënyrë magjike doli në publikë  incizimi i moçëm njëvjeçarë të allishverishit të parave midis agjentit rus dhe pjesëtarit të shërbimit të sigurisë serbe, ishte qartë se kjo aferë do ndikojë shumë, bile në përgatitjen e takimit të dy kryetarëve.

“Duket qartë se shpalljen e incizimit e kish organizuar vet pushteti serb, gjë që nuk do ta gëzojë fare kremlinin. Moska, dhe më parë nuk i ka besuar Vuçiçit, ndërsa tash edhe më hiç.

Kur u shfaq incizimi në publik, kur e pyetën se a do fol me Putinin për këtë aferë, ai në intervistë për një media që është i afërt me regjimin, e shmangu që ta përmend fjalën “aferë” ose “spiun”.  Ai tha se:  “tema numër një duhet të jenë marrëdhëniet tona dypalëshe  – marrëdhënie ekonomike sa më të mira dhe sa më shumë  shkëmbim tregëtarë”.

Radun thotë: “Ajo aferë nuk do ndryshojë shumë marrëdhëniet, mbase do jetë njëra nga temat dhe me siguri që kryetarët do ta prekin”.

Tash për tash, që të dy janë të varur nga njëri tjetri, sa të përballen hapur – primare për  Rusinë është që të kryhet sa më parë gazsjellësi “Turkstream”, ndërsa Vuçiç e siguron Moskën se do ndërtohet. Samorukov thotë edhe se: “Vuçiç, nga ana tjetër varet nga popullariteti i Putinit në Serbi”.

Temat e zakonshme

Bash në këtë rreth temash, duhet kërkuar se për çfarë do bisedojnë dy kryetarët në Soçi.

Për Serbinë qenësore është Kosova dhe përkrahja e Rusisë, si dhe çështja e energjentëve.

Branko Radun mendon se: “Për Rusinë kanë rëndësi gjëra tjera – marrëdhëniet ndërkombëtare dhe përkrahja, mbase për Rusinë kishte rëndësi që Serbia nuk vuri sanksione  dhe nuk u rreshtua  t’i përkrah rezolutat të cilat tingëllonin  shumë kritikë ndaj Rusisë”.

Samorukov pajtohet se, thelbi i takimeve midis kryetarëve të Rusisë dhe Serbisë nuk ka ndryshuar ndër vite me radhë. “ Ekzistojnë vetëm dy tema të mëdha – njëra është Kosova, ndërsa tjetra është gazsjellësi “Turkstream”, gjegjësisht bashkëpunimi energjetik i Rusisë me Serbinë. Mund të përzihen edhe temat e hekurudhave, shkëmbimit të studentëve, por natyrisht se, nuk janë gjërat kryesore”.

Velebit mendon se, “marrëdhëniet e Rusisë dhe Serbisë shfaqen në Serbi më shumë përmes personalitetit të Vlladimir Putinit se sa përmes vet Rusisë”

Velebit përfundon : “Interesat Ruse janë të kënaqura në atë mënyrë që Rusia të pasqyrohet në dritë të mirë në Serbi, mbase pushtetit në Serbi kjo i përgjigjet, sepse e ushqen pjesën nacionaliste të trupit zgjedhorë”.

(Përktheu: Shaqir Islami. Marrë nga “Danas”)

Shperndaje në: